3 Gusht, 2018

Dikur peshonte 130 kg, tani djemtë që e tallnin e ngacmojnë vajzën seksi (FOTO)


Një 23-vjeçare që dikur peshonte plot 130 kilogramë, ka arritur që të humbasë rreth 60 kg brenda një viti.

Mësuesja e cila para ca kohësh quhej me tallje “shoqja e shëndoshë” nga shokët e klasës ka treguar se pas transformimit mahnitës të saj, disa prej djemve që dikur e ngacmonin për shkak të peshës tanimë i kërkojnë që të dalin bashkë.

Ajo është Elizabeth Jobson nga qyteti Durham në Angli, e cila ka rrëfyer për “Daily Mail” se ngacmohej jo pak herë gjatë fëmijërisë së saj për shkak se ishte mbipeshë.

E motivuar edhe nga dëshira për veshur bikini, për herë të parë që prej moshës 5-vjeçare, Elizabeth vendosi që të ndryshonte stilin e saj të jetesës, duke iu nënshtruar dietave strikte dhe ushtrimeve fizike për të rënë nga pesha.

E sot, me profesionin mësuese, ajo tregon se disa prej shokëve të dikurshëm të klasës, të cilët e tallnin jo pak herë, tanimë i kërkojnë që të dalin me të.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al