25 Shkurt, 2022

Dikur në lidhje me The Weeknd, sot poston foto me të dashurën e tij! Selena Gomez surprizon me veprimin e fundit


Nëse do përdornim një nga këngët e Selena Gomez për këtë lajm do ishte “Look at her now”, pra shikojeni atë tani. Postimi i fundit i artistes me famë botërore i ka lënë të gjithë me gojë hapur.

Selena Gomez surprizoi fansat me fotot e reja që postoi në Instagram ku shfaqej me motrat binjake Simi dhe Haze Khadra. Tre këngëtaret pozojnë krah njëra-tjetrës dhe duken në harmoni së bashku.

Selena Gomez, Simi Haze

Fotot vinë vetëm disa ditë pasi Simi u pa duke u puthur me ish-in e Selenës, The Weeknd, në Las Vegas teksa festonte ditëlindjen e tij. E!Online raporton se Simi dhe artist i “Save Your Tears” ishin në krah të njëri-tjetrit gjatë gjithë natës. Madje, thuhet se ata kanë dalë së bashku para të ftuarve të tjerë në ditëlindjen e kanadezit.

Pavarësisht puthjes, po e njëjta media raporton se The Weeknd për momentin nuk i është përkushtuar ndaj asnjë lidhjeje.

The Weeknd, Simi Khadra of 'Simi Haze' Caught Kissing In Vegas

Në postimin e ri të Selenës, në mbishkrimin e të cilit ajo kishte shkruar “Që nga viti 2013”, duke nënkuptuar miqësinë me vajzat, fansat vërshuan me komente duke shkruar për të kaluarën e Selenës me The Weeknd. Njëri shkroi: “The Weeknd hyri në chat”. Një tjetër shkroi: “Prit çfarë LOL”, ndërsa një përdorues vuri në dukje, “Pasi Weeknd puthi Simi Khadra? Çfarë po ndodh.”

Është ende e paqartë se kur janë realizuar fotot, por edhe më e çuditshme duket arsyeja se përse Selena i publikoi pikërisht tani.

Kujtojmë se The Weeknd dhe Selena u ndanë në tetor të 2017 pas 10 muajsh lidhje. Disa fansa spekuluan se gjërat mes tyre nuk u mbyllën mirë pasi Selena u pa duke ngrënë mëngjes me ish-të dashurin, Justin Bieber, pak para se ajo dhe The Weeknd të ndaheshin.

Selena Gomez, The Weeknd, 2017 Met Gala, Couples

Megjithatë, sipas burime pranë dy artistëve ndarja ka qenë në paqe dhe shkak janë bërë angazhimet profesionale dhe distancat e largëta.

Pas ndarjes së tyre, Abel nisi një romancë me Bella Hadid dhe Selena u rikthye me Justin. Të dy u ndanë sërish prej tyre dhe teksa për Selënën dhe The Weeknd nuk dihet me siguri nëse janë në lidhje, Justin është i martuar me Hailey Baldëin, kurse Bella në një lidhje.

© Panoramaplus.al