Për herë të parë në gati një dekadë, më pak se gjysma e adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitojnë rrjetin social “Facebook” të paktën vetëm një herë në muaj.
Mesa duket kompania e krijuar nga Mark Zuckerberg e ka humbur interesin mes të rinjve.

Ndërsa një kërkim i ri thotë se adoleshentët dhe të rinjtë po preferojnë më shumë “Snapchat”-in, ndërkohë që po rritet numri i personave mbi 55 vjeç që regjistrohen për herë të parë në “Facebook”.
Sipas kërkimit, filtrat kreativë të “Snapchat”-it mund të jenë arsyeja se pse të rinjtë e preferojnë më shumë këtë rrjet social.
Shifrat e sakta, që do të publikohen në fund të këtij muaji, vijnë nga një kompani në Nju Jork, që ka realizuar një studim në tregun amerikan dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
