14 Qershor, 2022

Dikur Justin Bieber çmendej pas saj, futbollisti Dele Alli në një lidhje me Cindy Kimberly. Çifti kapen në momente intime (FOTO)


Futbollisti Dele Alli ka zbuluar se ndodhet në një lidhje me modelen Cindy Kimberly, e njohur si ‘fiksimi’ i famshëm i Justin Bieber në vitin 2015.

Lojtari i ‘Evertonit’, 26 vjeç, dhe bukuroshja 23 vjeçare po kalojnë pushimet bashkë në Capri, Itali. Ata janë fotografuar duke shkëmbyer shumë puthje pasionante dhe në momente intime në një jaht luksoz.

Cindy shkëlqente e veshur me bikini të bardha, ndërsa Dele kishte veshur një palë pntallona plazhi të kuqe. Dyshja dukej se nuk mund të qëndonte as 1 minutë larg njëri-tjetrit.

Sportisti u nda nga e dashura e tij modele Ruby Mae në mars. Kjo e fundit ka pranuan se Dele kalonte shumë kohë duke luajtur Fortnite dhe kjo gjë u ka krijuar probleme. Çifti kishte filluar të takohej në vitin 2016, por u ndanë në 2018 para se të ktheheshin sërish bashkë. Në mars të vitit 2021, Dele u përfol se ishte në lidhje me vajzën e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, Maria, pasi u fotografuan duke u puthur në një bar. Por mendohet se janë ndarë pesë muaj më vonë.

Dalja e tij me Cindy erdhi pasi u raportua se Dele kishte mbetur zemërthyer për shkak të ndarjes së tij nga Ruby Mae dhe po kërkonte dashurinë në aplikacionin e takimeve me të famshëm ‘Raya’. Ndërkohë, Cindy Kimberly ishte pjesë e mediave botërore në vitin 2015 kur Justin Bieber shpërndau një foto të saj në Instagram dhe shkroi: ‘Omg kush është kjo!!’ Më vonë ai vazhdoi t’i pëlqente fotot në rrjetet sociale, menjëherë pas ndarjes nga këngëtarja Selena Gomez.

Cindy iu përgjigj statusit në atë kohë duke shkruar: “Unë nuk di si ta trajtoj këtë, por kam vetëm instagram dhe tumblr, kështu që çdo gjë tjetër që njerëzit gjejnë është e rreme (dikur kisha një llogari në Twitter, por e çaktivizova .)” Ajo gjithashtu ka qenë e lidhur me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, por gjithmonë ka insistuar se ata nuk janë asgjë më shumë se miq. Ajo i tha ‘Europa Press’ në vitin 2029: “Për momentin jemi miq, nuk përjashtoj askënd në përgjithësi. Të gjitha miqësitë janë të hapura për dashurinë, zemra ime është 70 për qind e zënë. Kjo është për shkak të maceve të mia dhe nënës sime.”

© Panoramaplus.al