10 Tetor, 2020

Dikur e quante motër, sot janë të martuar! Ja historia e Aida Doçit dhe Naser Qelit


Prej disa ditësh në media është komentuar shumë çifti më i ri i showbizz-it, Aida Doçi dhe Naser Qeli.

aida doci dhe naser qeli (4)

Pak kohë pasi u fejuan, ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, duke organizuar një ceremoni ku ishin të ftuar vetëm rrethi i ngushtë familjar.

aida doci dhe naser qeli (3)

Në një intervistë për “Prive”, Aida tha se e ka njohur Naserin gjatë kohës që bashkëpunonin sepse ai ishte menaxheri i saj. Por, më vonë, filloi të shfaqej dashuria.

Ndërkohë, Naseri foli edhe për martesën e tij të parë dhe për fëmijët që ka me ish-bashkëshorten.

aida doci dhe naser qeli (5)

Aida tha se ka marrëdhënia shumë të mira me djalin dhe vajzën e tij dhe se ata e respektojnë shumë.

Në asnjë moment e kaluara e Naserit nuk më ka penguar. Mundohem të mos i hyj në hak askujt, sepse kam vetë familje. Gjithmonë kam pasur kontakte me fëmijët e tij, edhe para se të martoheshim”,- tha ajo.

aida doci dhe naser qeli (2)

Por, nuk mbeti pa u komentuar edhe fotoja që Naseri publikoi në vitin 2016, ku e quante Aidën motër.

Ai tha se nuk ka asgjë të keqe, ngase në atë kohë është ndjerë ashtu, ndërsa më vonë dyshja u dashurua.

aida doci dhe naser qeli (1)

Aida deklaroi se ashtu sikurse çdo vajzë, do të dëshironte të bënte dasmë të madhe, por pandemia nuk ua mundësoi një gjë të tillë.

© Panoramaplus.al