27 Mars, 2018

Dikur djali i skandaleve, Ervini i “Big Brother” martohet dhe pret të bëhet baba


Ka qenë vetë ish-banori, i cili ka publikuar në rrjete sociale foto nga ceremonia e martesës së tij me bukuroshen me emrin Eri. Ervini ka qenë konkurrent në “Big Brother 4”.

Aty ai spikati për tipin e tij modern dhe pak skandaloz për atë kohë, paçka se nuk kanë kaluar shumë vite. Ervini u lidh në atë reality me Ermelën, vajzën e cila e fitoi atë edicion të “Big Brother”, duke u bërë kështu vajza e parë që fitonte çmimin e madh prej 100 milionësh në atë spektakël, çmim të cilin e kishin fituar më përpara, tre djem, Arbri, Qetsori dhe Jetmiri.

Ervini dhe Ermela janë çifti që bënë seks në “Big Brother” dhe e pranuan këtë gjë. Më pas, çiftin e kanë ndjekur lajme të njëpasnjëshme deri te një shtatzëni e mundshme e saj me Ervinin.

Lidhja mes tyre nuk zgjati shumë ku të dy pohuan se kur u njohën më mirë, kuptuan se nuk ishin bërë për njëri-tjetrin. Më pas, Ervini e ka furnizuar median rozë me lajme mbi aventurat e tij, sidomos në Tajlandë, një vend ku ai jetonte dhe nuk kanë munguar edhe fotot skandaloze dhe pornografike, deri edhe orgji.

Tani, mesa duket, Ervini ka vendosur ta marrë jetën seriozisht, duke u martuar me një vajzë të panjohur dhe shumë simpatike, e cila është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ne i urojmë të trashëgohen dhe jetë të lumtur.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al