18 Janar, 2025

“Diferenca në moshë është pengesë në flirtin e tyre”- Mendohet se kanë nisur një romancë, ja çfarë thonë burimet për Sofia Vergara Lewis Hamilton


Një paraqitje e fundit e Sofia Vergara me Lewis Hamilton ndezi thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre pasi u panë duke drekuar së bashku.

Gjatë vaktit, i cili zgjati rreth dy orë, të dy ishin në bisedë të zjarrtë, e ndërsa jashtë restorantit u panë duke biseduar me buzëqeshje në buzë para se të jepnin “Mirupafshim”.

 

Prej asaj kohe dyshja e showbizzit po përflitet për një romancës mes tyre.

Mirëpo burime të afërt me ta raportojnë se diçka mes atyre të dyve nuk po shkon mirë dhe kjo për shkak të diferencës së tyre ne moshë.

Sofia Vergara është 52 vjeç, ndërsa Luis Hamilton është vetëm 40 vjeç.

“Edhe nëse janë mirë, ata mendojnë se ka një diferencë të madhe në moshë”, tha shoqja e aktores, duke shtuar për Hamiltonin: “Edhe ai mendon se Sofia Vergara po kërkon diçka tjetër tek një burrë.”

Edhe pse vitet që i ndajnë nuk janë pengesë pasi  ka ndjenja të përbashkëta, duket se të dy nuk janë në të njëjtën mendje.

 

© Panoramaplus.al