Moderatorja e njohur, Fatma Methasani, feston sot 26-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim i bukur nga partneri i saj, Alfio Rrotani.

Ai postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të ëmbël familjare, ku bashkë me djalin e vogël, Noah, shfaqeshin të shtrirë buzë detit.

“Dikur mendoja që dashuria ishte thjesht një ëndërr, derisa u dashurova me ty! Zemër, gëzofsh edhe 100 ditëlindje të lumtura, dielli i shpirtit tonë”,- shkroi ai krahas fotos.
Duket se Fatma e ka pritur ditëlindjen në shtëpi, pasi mbrëmë moderatorja postoi një foto, ku shfaqej duke ngrënë pica e duke pirë pepsi.

Në një postim në Instastory ajo shkruante: “Ditëlindja është thjesht dita e parë e udhëtimit prej 365-ditësh rreth diellit”.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet nga miqtë, disa prej të cilëve ajo ka zgjedhur t’i postojë në Instastory.


