18 Mars, 2022

Dhurata e Khloe Kardashian dhe Travis Barker për ditëlindjen e vëllait të saj, ja çmimi marramednës


Çifti Travis Barker dhe Kourtney Kardashian i dhuruan vëllait të kësaj të fundit një biçikletë me vlerë 800 dollarë për ditëlindjen e tij të 35-të.

“Gëzuar ditëlindjen @robkardashianofficial”, shkroi bateristi i Blink-182 në një foto të dhuratës në Instastory këtë të enjte.

Një shënim i vogël i vendosur në timonin e biçikletës shkruante: “Gëzuar ditëlindjen Rob! Të duam!” e shoqruar me nënshkrimin e Kourtney Kardadshain dhe Travis Barker. Biçikleta është nga marka e njohur BMX, SE Bikes, dhe është e listuar në faqen e internetit të kompanisë për 799,99 dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që Kourtney dhe Barker i dërgojnë një dhuratë të përbashkët një anëtari të familjes Kardashian.

Kur motra e Kourtney, Khloé Kardashian po merrej publikisht me skandalin e atësisë së Tristan Thompson, çifti i dërgoi themeluesit të Good American një buqetë me trëndafila rozë .

Khloé, ndau një foto të dhuratës në atë kohë në Instagram dhe shkroi mbi të, “Të dashurit e mi @travisbarker @kourtneykardash. Ju dua.”

Barker dhe Kourtney u fejuan në tetor të 2021-shit dhe duket se rokeri po përshtatet mjaft mirë me familjen e famshme.

Në trailerin e shfaqjes së tyre të ardhshme në Hulu , “The Kardashians”, nëna e Kourtney, Kris Jenner, shihet duke u përlotur për propozimin.

Kourtney ndan tre fëmijë me Scott Disick: djemtë Mason dhe Reign dhe vajzën Penelope. Ndërkohë, Barker ndan dy fëmijë me ish-gruan e tij Shanna Moakler: djalin Landon dhe vajzën Alabama.

 

© Panoramaplus.al