Këngëtarja e njohur, Dhurata dora, është një nga më të pëlqyerat dhe më të ndjekurat në rrjete sociale.

Së fundmi, këngëtarja ka vendosur të mahnisë 2.1 milion ndjekësit e saj në Instagram, me disa poza tërheqëse.

Dhurata shfaqet e veshur me pantallona lëkurë dhe me një bluzë të shkurtër me nuanca jeshile.

Kjo veshje i ka theksuar edhe më shumë format e mrekullueshme trupore, për të cilat komentohet shumë.

Postimi i saj mori mijëra pëlqime, teksa në komente pati edhe figura publike që shkruanin se sa tërheqëse dukej.


