3 Dhjetor, 2019

Dhurata Dora i merr Kidës bashkëpunimin me Maitre Gims?


Në tetor qarkulloi lajmi në rrjetet sociale se këngëtarja e njohur Kida do të kishte një bashkëpunim me një nga këngëtarët më me emër në Francë, Maitre Gims.

Bashkëpunimi ndërkombëtar do të vinte së shpejti dhe madje u shfaq edhe një video ku thuhet se ishte një pjesë e këngës.

 

View this post on Instagram

 

Can’t wait? @kida #kidator

A post shared by @ iamkiidator on

Por DJ i famshëm, Assad i cili ka bashkëpunuar edhe më parë me këngëtarin e njohur francez, shkroi në rrjetet sociale se në 6 dhjetor do të publikohet bashkëpunimi i Maitre Gims me Dhurata Dorën, ‘Te Quiero’.

“Diçka e madhe po vjen. Ju njoftoj se në 6 dhjetor do të zbulojmë pjesën e fundit të këtij albumi. Krenar që jam pjesë e një projekti që mbyll karrierën 10-vjeçare të francezit numër 1,” shkruan ai. “Mezi pres të dëgjoni ‘Te Quiero’ të Maitre Gims dhe Dhurata Dorës. Kjo këngë do të jetë padyshim një nga hitet e 2020-s.”

Po me Kidën çfarë ndodhi? Këtë kanë shprehur në komente edhe fansat e këngëtares të cilët janë të interesuar të dijnë se pse ndodhi ky ndryshim.

Megjithëse të gjithë ishim përgatitur për këtë bashkëpunim të Kidës me Maitre Gims, duket se gjërat kanë ndryshuar. “Djasadoff” ka treguar se në vend të Kidës, në bashkëpunim do të vijë Dhurata Dora.

Nuk dihet ende se pse ka ndodhur ky ndryshim mes vajzave të cilat janë edhe mikesha shumë të mira me njëra tjetrën.

© Panoramaplus.al