Nga hetimi i ngjarjes ku Klea Prenga u dhunua nga motrat Berisha, Antonela dhe Mariela u zbuluan detaje të reja. Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas dy motrat pasi dhunuan Prengan.

Mesohet se me njërin mjet vajzat lëvizën nga restoranti në banesën e tyre , dhe me tjetrin u larguan nga banesa në drejtim të paditur. Sipas TIMS, motrat Berisha nuk janë larguar jashtë vendit, por ndodhen në Shqipëri.

Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalimet për të dy motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

Klea Prenga u dhunua pak ditë më parë në një lokal tek Kodra e Diellit. Shkak i dhunës që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj. Prenga ka qenë duke darkuar kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
View this post on Instagram
Ljamin e ka bërë vetë të ditur Klea e cila me një postim në Instagramin e saj ka shfaqur dmtimet që motrat i kanë shkaktuar si dhe një mesazh kërcënimi ku aludohet të jetë nga Mariela Berisha teksa e auzon se Prenga ndërhyrë në mes çifit.

Në dëshminë e dhënë para heruesve Klea nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.
© Panoramaplus.al
