22 Prill, 2022

Dhunoi me grushta fansin e tij, reagojnë përfaqësuesit e boksierit Mike Tyson


Pas incidentit të djeshëm të boksierit Mike Tyson kanë reaguar përfqësuesit e tij.

Mike Tyson's weed conference appearance still on after plane punch

Një video u bë virale në rrjet ku shihej Tyson duke dhunuar barbarisht një nga fansat e tij që ishte duke e bezdisur në avion gjatë një fluturime drejt Floridës.

“Fatkeqësisht, zoti Tyson pati një incident në një fluturim me një pasagjer agresiv, i cili filloi ta ngacmonte dhe i hodhi një shishe uji ndërsa ishte ulur në sendiljen e tij,” tha përfaqësuesi për ET.

Nga ana tjetër një zëdhënës i Departamentit të Policisë së San Franciskos i tha gjithashtu për ET se oficerët bënë të mundur arrestimin e tyre. Policia ka nisur hetime të mëtejshme rreth ngjarjes së ndodhur.

Video shows Mike Tyson punching passenger aboard plane - CNN Video

Buime për TMZ bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të mërkurën, kur boksieri kishte planifikuar të udhëtonte nga Aeuroporti i San Francikos në Florida. Sipas dëshmitarëve në vendgjarje Mike ishte i qetë, por pasagjeri po bënte veprime acaruese që e detyruan atë të humbte durimin. Grushtet e tij e lanë të gjakosur fansin e tij dhe pas incidentit nga pamjet filmike shihet se Mike zbriti nga avioni.

Mike Tyson Appears to Punch Plane Passenger in Video; Man Reportedly Went  to Police

© Panoramaplus.al