Një ditë më parë në mediat kosovare u përhap lajmi që një mjek, ish-zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, është dhunuar në qendër të Prishtinës dyshohet nga reperi Don Arbas dhe një afërm i tij.

Por ka reaguar motra e Don Arbasit, këngëtarja Arta Bajrami e cila mohoi kategorikisht lajmin ndërsa pohoi për “lajmi.net” se vëllai i saj nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Ky është një dezinformim. Para pesë minutash isha me vëllain tim. Ai për momentin me sa e di unë është me djalin e xhaxhait dhe jo në polici”, ka thënë ajo.
© Panoramaplus.al
