2 Dhjetor, 2020

Dhjetë gabimet që mund të bëni kur zgjidhni fustanin e ëndrrave për ditën e madhe


Planifikimi i një martese nuk është një detyrë e lehtë. Ka kaq shumë detaje që duhet të merrni parasysh, por njëra në veçanti është më e rëndësishmja: Veshja!

Është një nga pjesët kryesore të ngjarjes dhe është pikërisht fustani aty ku sytë e të gjithëve do të nguliten.

Përveç kësaj, kjo do të jetë veshja më e rëndësishme e jetës tuaj. Por, kur bëhet fjalë për ta zgjedhur fustanin, ju mund të keni nevojë për pak ndihmë, sipas “Life Hacks”.

Këto janë dhjetë gabimet që duhet t’i shmangni:

fustani (10)

  1. Filloni të kërkoni për fustanin shumë shpejt ose shumë vonë

Këshillohet ta zgjidhni atë 6 muaj më parë, pasi modifikimet dhe rregullimet kërkojnë kohë. Nëse e zgjidhni shumë shpejt, me siguri do të shihni modele të tjera të reja, të cilat mund t’ju pëlqejnë më shumë sesa ai që tashmë keni marrë.

Por nëse prisni shumë gjatë, mund të përfundoni duke zgjedhur diçka të shpejtë dhe jo të personalizuar, madje mund të shpenzoni edhe më shumë, sepse rregullimet dhe modifikimet duhet të bëhen shpejt.

fustani (7)

  1. Merrni shumë njerëz me vete kur bëni zgjedhjen e fustanit

Edhe pse ndoshta dëshironi të keni miratimin e nënës, motrave, miqve, tezeve, etj., fustani i dasmës nuk ka të bëjë me atë se a u pëlqen të tjerëve, por ka të bëjë me pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja. Nëse do ta zgjidhni me shumë njerëz, do të ndikoheni nga shumë mendime të ndryshme dhe mund të humbni gjurmët e asaj që po kërkoni.

Një dyqan i famshëm veshjesh rekomandon që të merrni deri në 4 persona që mund t’ju japin këshilla pozitive.

fustani (3)

  1. Të mos jesh realist në lidhje me buxhetin tënd

Një gjë që mund t’ju ndodhë kur të gjeni veshjen tuaj të përsosur, është se nuk mund ta përballoni atë nga ana financiare. Tentimi për diçka që është shumë përtej asaj që mund të përballoni, do të shkaktojë vetëm zhgënjim dhe mërzitje.

Kjo është arsyeja pse është më mirë të përshtateni me opsione praktike, megjithëse nuk duhet t’i përmbaheni verbërisht një çmimi.

Mos harroni se veshja më e mirë nuk është më e shtrenjta – gjëja më e rëndësishme është që ta doni atë.

fustani (2)

  1. Nuk merrni parasysh pjesën tjetër të aksesorëve

Edhe nëse pjesa kryesore e ditës tuaj të madhe është veshja, gjatë zgjedhjes së saj duhet të keni parasysh pjesën tjetër të aksesorëve, pasi ato do të plotësojnë pamjen. Po kështu, këshillohet që t’i zgjidhni pasi të keni vendosur tashmë për fustanin.

Por nëse dëshironi të mbani vathët e gjyshes që janë transmetuar nga brezi në brez, ose një palë këpucë që keni blerë në një udhëtim në Paris, sigurohuni që t’i vishni kur të kërkoni fustanin, në mënyrë që profesionistët t’ju këshillojnë dhe kombinoni ato në mënyrën më të mirë të mundshme.

fustani (6)

  1. Të jesh “i fiksuar” pas një modeli që mund të keni parë diku më parë

Nëse keni parë foto të fustaneve ose keni planifikuar një fustan të caktuar që kur keni qenë fëmijë dhe keni ëndërruar këtë ditë, kjo është një shenjë e mirë, pasi do të përqendroheni në një stil dhe nuk do të përhumbeni në mijëra opsione që dyqanet kanë për të ofruar.

Por ju nuk duhet të kapeni pas kësaj ideje, sepse fustani juaj i ëndrrave mund të mos ju duket i njëjtë si në revistë, sepse të gjithë jemi ndryshe.

fustani (5)

  1. Blerja pa pasur parasysh kontekstin e dasmës

Të gjitha dasmat janë unike dhe të ndryshme, kështu që nuk është e njëjta festë gjatë natës siç është gjatë ditës, as në verë siç është në dimër.

Veshja duhet gjithashtu të përshtatet me situatën.

Marrja parasysh e karakteristikave të ngjarjes kur zgjidhni veshjen është e rëndësishme që ajo të “shkrihet” në mënyrë të përsosur me ambientin.

fustani (11)

  1. Provoni shumë fustane

Kjo ndoshta do të shkaktojë më shumë konfuzion sesa siguri pasi do të humbni në mijëra opsione dhe do të harroni atë që po kërkoni në fillim.

Rekomandohet që të provoni disa stile dhe kur të keni gjetur të duhurin për ju, shkoni në atë drejtim për të gjetur atë të përsosurin. Pasi të bini në dashuri me një, mos hezitoni ta blini para se të filloni të dyshoni në vetvete.

fustani (9)

  1. Sakrifikimi i stilit tuaj

Edhe pse tradita dikton që një fustan i bardhë është ai që duhet të vishni për të ecur nëpër sallë, është e padobishme nëse nuk jeni të kënaqur me të.

Nëse dëshironi, mund të thyeni rregullin dhe të zgjidhni një lloj tjetër veshjeje, ngjyre ose stili, në fund të fundit, është dita e madhe për ju dhe partnerin tuaj. E rëndësishme është që ju të jeni rehat dhe të ndiheni të qetë.

fustani (4)

  1. Blerja e një fustani të cilin nuk e doni edhe aq

Nuk duhet të vendosni kurrë për asgjë që nuk e doni plotësisht. Mos harroni se kjo është një ditë e paharrueshme në jetën tuaj që do të jetojë në kujtimet dhe fotot tuaja.

Kërkoni dhe mos u mjaftoni me gjënë e parë që shihni ose me diçka që të tjerët përpiqen t’ju imponojnë.

fustani (8)

  1. Merrni atë që dyqani dëshiron t’ju shesë

Edhe nëse punëtorët e dyqaneve ju japin këshilla dhe ju tregojnë se çfarë duket më mirë në bazë të përvojës dhe profesionalizmit të tyre, ata janë gjithashtu shitës dhe, në fund të ditës, një nga qëllimet e tyre është të bëjnë një shitje.

Pra, nëse nuk jeni plotësisht të sigurt, mos u mashtroni nga marifetet e marketingut dhe ndiqni gjithmonë intuitën tuaj, kjo do t’ju njoftojë kur të keni gjetur veshjen e përsosur.

© Panoramaplus.al