11 Prill, 2025

“Dhitë janë si njerëzit!”- Konkurrentja e “Ferma VIP” monolog me kafshët: Gomari të respekton shumë! Lopës kur i bërtet…


Konkurrentja e “Ferma VIP”, Alba Pollozhani, ka nisur punët në fermë duke zhvilluar një “bisedë’ me kafshët në fermë.

ferma vip alba

Ajo ka folur për mënyrën se si i sheh kafshët, ku sipas Albës dhitë janë si njerëzit, bëjnë të kundërtën e asaj që i thua.

“Dhitë janë si njerëzit, kur i thua mos dil dalin, kur i thua dil s’dalin”, tha ajo, ndërsa për lopën thotë që është kafshë që dëgjon atë që i thua.

ferma vip

Për Albën gomari është kafsha që të respekton më shumë, por bën më pak se lopa.

“Lopa kur i bërtet “mos e bëj”, nuk e bën, ama duhet t’i rrish mbrapa dhe t’i thuash “mos e bëj”, nuk bën. Gomari të respekton më shumë, bën më pak se lopa”, tha Alba.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

 

© Panoramaplus.al