Ditën e sotme do i jepet lamtumira e fundit aktorit të humorit shumë të dashur nga publiku shqiptar, Zef Deda.

Për shkak të një sëmundje të rëndë ditën e djeshme ai ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, ndërsa lajmin e bëri të ditur vetë djali i tij, aktori Julian Deda.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ky i fundit tregoi që homazhet do ti jepet babait të tij në Teatrin “Migjeni” në Shkodër.
Familjarë, kolegë dhe dashamirës u bashkuan në Shkodër për ta përcjellë njeriun e tyre të shtrenjtë në banesën e fundit.

Një ndër ta ishte edhe kolegu i tij Agron Llaka, i cili përmes një deklarate mes lotësh ai tha se Zefi iku nga kjo botë para kohe, por gjithmonë do të jetë mes nesh me veprat që ai i ka lënë pas popullit shqiptar.
“Të zotit jemi dhe një ditë do të largohemi, ikja e tij ishte e parakohshme. Zefi me artin dhe veprat e tij ka lënë pas të qeshura dhe dashurinë e publikut që e ka dashur dhe mbështetur gjithmonë. Trupa profesioniste e artit, më shumë është në qiell sesa në tokë dhe tani po u bashkohet edhe Zef Deda. Shpresoj që dy fëmijët e tij të trashëgojnë genin e Zefit. Dhimbja është për të gjithë shumë e madhe, për shkak që ishte ikje e parakohshme.”– tha aktori.
© Panoramaplus.al
