Futbollisti Cristiano Ronaldo dha këtë të hënë lajmin e trishtë se fëmija i tij i porsalindur ka ndërruar jetë duke shkruar se është dhimbja më e madhe për çdo prind dhe se lindja e vajzës iu ka dhënë forcë për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Ai ka publikuar së fundmi në Instagram një foto familjare së bashku me partneren dhe fëmijët e tij. Ylli portugez shkruan se partnerja e tij Georgina Rodriguez dhe vajza e tyre e porsalindur janë rikthyer në shtëpi.
“Shtëpi e ëmbla shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë.”– shkruan futbollisti.

Cristiano dhe partnerja e tij 28-vjeçare njoftuan të hënën në mbrëmje një nga binjakët e tyre kishte vdekur.
Ata thanë në një deklaratë tronditëse: “Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte. Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”.
Çifti kishte njoftuar tetorin e kaluar se po prisnin binjakë dhe Georgina zbuloi se ajo mbante një djalë dhe një vajzë në një video prekëse ku shfaqej vajza e tyre Alana Martina, katër vjeç dhe tre fëmijët e Cristiano-s, Eva, Mateo dhe Cristiano Jr.
© Panoramaplus.al

