11 Nëntor, 2019

Devis Xherahu i thur poezi ‘live’, Luana Vjollca: Ky është propozimi më i bukur… (Video)


Një ndër të ftuarit në ‘Shiko kush luan’, ishte edhe këngëtari Devis Xherahu. Këngëtari bëri një gjest për Luanën që i habiti të gjithë. Ai, përmes një poezie, propozoi live moderatoren. Por nuk bëhet fjalë për një propozim dashurie, por për një një duet bashkë.

“Përpara se të filloj dua të të bëj një propozim në formë poezie. Tani që po të shikoja, mendova një poezi. O Luana moj burrnesh,  je porsi princesh,Deviz Xherrahu, po të pyet, a mund ta bëjmë një duet?”

Kjo gjë e emocionoi shumë Luanën duke u shprehur se ishte propozimi më i bukur që i kishin bërë për duet.

© Panoramaplus.al