Devis Xherahu dhe ish-missi Ertemiona Mejdani do kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre disavjeçare.
Këngëtari zbuloi se brenda këtij viti do i japin fund beqarisë. Ai u shpreh se preferon të bëjë një ceremoni të vogël.
“Do zyrtarizohet shumë shpejt brenda këtij viti 2020. Mendojnë një lloj ceremonie, bashkë kemi jetuar momente-momente. Nuk jam partizan i dasmës së madhe, mua më pëlqen ceremonia e kishës, më duket shumë hyjnore. Do bëjmë një lloj celebrimi,”- tha Devis Xherahu, i ftuar në “Rudina”.
Gjithashtu ai shprehu dëshirën për tu bërë me fëmijë.
“Kam në plan për fëmijët. Kam shumë dëshirë, por janë punët e Zotit. Fëmija do përkushtim, puna ime si këngëtar është në lëvizje dhe dua të jem pranë fëmijës kur të vijë koha,”– përfundoi këngëtari.







