Tre vite më parë i bëri të gjithë kuriozë me martesën e saj me bilionerin Sam Nazarian. Modelja e famshme shqiptare dhe bashkëshorti i saj u martuan në një ceremoni private në një hotel lukzos në Los Angelos.

Emina është shumë aktive në rrjete sociale dhe ndan shumë momente nga jeta e saj familjare me ndjekësit e saj. Modelja e famshme shqiptare, Cunmulaj është në pritje të ëmbël pasi ka edhe një vajzë të vogël.

Edhe pse është jashtëzakonisht shumë aktive në rrjete sociale, me publikimin e imazheve të reja, ajo ende nuk ka njoftuar rreth gjinisë së bebes që po pret.
Por, një fotografi e publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” ka shtuar dyshimet se modelja është në pritje të binjakëve. Kjo, ngaqë Emina është fotografuar teksa po mbante një karrocë për dy foshnje, që më së shpeshti përdoret për binjakë.

“Po më pëlqen kjo”, ka shkruar ajo mbi foto, ndërsa edhe pse nuk ka konfirmuar asgjë, ka ngjallur dyshime se po pret dy fëmijë.
© Panoramaplus.al
