19 Shtator, 2017

‘Despacito ‘ vjen në Ballkan, Luis Fonsi koncert live më 26 nëntor


 

Të famshmit Lusi Fonsi ft Daddy Yankee do të prezantohen së shpejti me një koncert në Kroaci, ku kroatët do të kenë rastin të shijojnë live tingujt e këngës së famshme “Despacito”, e cila tanimë është kthyer në një hit botëror pasi ka plot 4, 6 miliardë klikime.

Sikundër lajmërohet, koncerti do të mbahet në Zagreb, më 26 nëntor, kurse çmimet për bileta nisin prej 35 euro deri 115 euro.

 

Këtë tur që kanë nisur nëpër Europë dhe më pas në të gjithë botë, ata e kanë kurorëzuar me emrin ‘dashuri+kërcim’ dhe pritet që të jetë një tur i suksesshëm.

Nëse ju jeni fans i madh i këngës që ka pushtuar botën dhe i Luis Fonsit, atëherë ju e dini çfarë duhet të bëni.

© Panoramaplus.al