15 Maj, 2026

Dështoi ‘live’ në Eurovision, rrjeti shpërthen ndaj Qipros: Po ruante zërin për finalen


Performanca e përfaqësueses së Qipros në “Eurovision Song Contest 2026” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku shumë përdorues kanë ironizuar interpretimin “live” të këngëtares Antigoni Buxton me këngën “Jalla”.

Capture

Artistja u ngjit në skenën e Vjenës me një performancë energjike dhe arriti të sigurojë një vend në finalen e madhe të festivalit, ku u kualifikua edhe Shqipëria me Alis dhe këngën “Nan”.

Megjithatë, në rrjetet sociale shpërthyen komentet ironike për vokalin e saj gjatë performancës. Në platformën “X”, shumë përdorues kritikuan këndimin “live”, ndërsa nuk munguan as memet dhe batutat thumbuese.

Disa komentues shkruanin se performanca “dukej si karaoke pas mesnate”, ndërsa të tjerë ironizonin duke thënë se këngëtarja “po ruante zërin për finalen”.

Pavarësisht kritikave, Qipro arriti të kalojë në finalen e Eurovisionit, duke mbetur një nga performancat më të komentuara të këtij edicioni.

© Panoramaplus.al