Ushtrimet e fizike mund të përmirësojnë dëshirën seksuale dhe funksionimin seksual, sipas një studimi.

Gjithnjë e më shumë po bëhen hulumtime që kërkojnë arsyet e rënies së aktivitetit seksual, si dhe mënyrat për ta rikthyer atë.
Këto studime tregojnë se ushtrimet fizike forcojnë epshin dhe shpesh rrisin frekuencën e marrëdhënieve.
Studiuesit nga Universiteti i Masaçusets morën në hulutim 1709 burra mbi moshën 40 vjeç për stilin e tyre të jetesës dhe kënaqësitë seksuale.
Ata që bënin ushtrime fizike thanë se bënin seks më të mirë dhe kishin më pak probleme seksuale.
Ndërkohë 78 burrave me një moshë mesatare 48 vjeç, që nuk bënin ushtrime fizike, iu kërkua që të fillonin aktivitetin fizik.
Kohëzgjatja e ushtrimeve fizike do ishte 1 orë në ditë, 4 herë në javë.
Pas nëntë muajsh, gjendja fizike e tyre u përmirësua ndjeshëm, ashtu si edhe jeta e tyre seksuale .
Ata kishin epsh më të madh, zgjim më të lehtë seksual, frekuencë të shtuar, orgazma më intensive dhe kënaqësi më të madhe seksuale.
Sipas shkencëtarëve, vetëm ushtrimet me intensitet të moderuar përmirësojnë seksualitetin, ndërsa sportet shumë intensive dhe me intensitet të lartë ndoshta kufizojnë epshin.
© Panoramaplus.al
