5 Korrik, 2018

Dëshironi të jeni trendi në plazh? Vishni bikinit në këtë mënyrë (FOTO)


Valentina Fradegrada është e para modele që ka nisur trendin e veshjes së bikinit përmbys. Menjëherë ky trend ka pushtuar rrjetin social “Instagram”.

Modelja italiane vendosi t’i veshë bikinit përmbys, gjë që tërhoqi shumë komentues. Por më pas një kompani australiane veshjesh i dha edhe më shumë famë, duke u kërkuar ndjekësve në “Instagram” se ç’mendim kishin për këtë metodë.

Gjithashtu kjo kompani u bëri thirrje të postojnë fotot e tyre. E kaq mjaftoi që dhe “Instagram”-i u mbush me vajza që provonin metodën e veçantë.

Pavarësisht se pati edhe shumë komente negative,Fradegrada tashmë ka hapur një faqe më vete në Instagram, të quajtur “Upsidedownbikini_official”, e cila po korr sukses.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al