Transgjnorja e njohur shqiptare Amber Candy, ka ndarë së fundmi një deklaratë lidhur me temën e prindërimit dhe përgjegjësive që shoqërojnë rritjen e një fëmije.

Në një intervistë, Amber është shprehur se ajo vetë nuk mund të ketë fëmijë pas sipas saj, mund të cenojnë të ardhmen emocionale dhe psikologjike të tij.
Sipas saj, struktura familjare me prani të të dy prindërve biologjikë është një element i domosdoshëm për zhvillimin e shëndetshëm të një të mituri.
“Ai fëmijë duhet të rritet normalisht, me nënë edhe me baba natyral. Nuk duhet të deliroj në këtë jetë,” u shpreh Amber.
Ajo theksoi se në një shoqëri moderne, individët shpesh ndihen të lirë të ndërmarrin çdo hap që duan, por në rastin e sjelljes në jetë të një fëmije, kjo liri duhet të jetë e balancuar me përgjegjësi dhe ndërgjegjësim.
“Në këtë jetë nuk do të thotë që ne mund t’i bëjmë të gjitha. Nuk mund të marrim përsipër gjëra që edhe mund të mos i bëjmë dot, dhe që të rrezikojmë për një të tretë, për jetën e një të treti.”
Ajo e bëri të qartë se qëndrimi i saj nuk ka lidhje me paragjykimet apo mentalitetin tradicional shqiptar, por me bindjen personale se fëmijët meritojnë një rritje të balancuar dhe të mbështetur.
“Nuk e lidh këtë me mentalitetin shqiptar, sepse nëse do nisesha nga mentaliteti, nuk do të isha kjo që jam,” shtoi ajo.
Ndër të tjera Amber theksoi se stabiliteti emocional i një fëmije duhet të jetë gjithmonë prioritet, duke apeluar për më shumë kujdes dhe maturi në vendime që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e një tjetri.
“Ai fëmija duhet të rritet me nënë dhe baba dhe duhet të ketë jetë të lumtur, dhe mos të ketë trauma në jetën e tij.” u shpreh ajo në TAR.
© Panoramaplus.al
