23 Gusht, 2018

“Dëshiron të bëhesh nënë?”, Afërdita Dreshaj flet për herë të parë për shtatzëninë


Gati dy muaj më parë këngëtarja Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me sportistin çek, Jakub Kindl.

E teksa ata kaluan një muaj mjalti të bukur, fansat e Afërditës janë kuriozë të dinë nëse ajo dëshiron që të bëhet nënë.

Të shumtë janë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagrqam” që e pyesin se kur do të bëjë një bebush, e si pasojë Dreshaj është detyruar të flasë për herë të parë për pritjen e ëmbël.

“Dëshiron të bëhesh nënë?”, e pyet një ndjekës.

“Pyetja më e shpeshtë. Po, dua të bëhem nënë një ditë. Për momentin po shijon thjesht marrëdhënien me bashkëshortin tim”, është shprehur Afërdita.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al