Mund të ndodhë që të vishesh njësoj, kur bëhet fjalë për ngjyrat e zeza apo të bardha. Por është shumë e vështirë që të koincidojë që të veshësh të njëjtën ngjyrë kur ajo është pak e veçantë.

Dhe kjo ka ndodhur pikërisht këtë të enjte në Parlament. Deputetet e maxhorancës, Klodiana Spahiu dhe Ermonela Felaj, janë habitur teksa kanë parë njëra-tjetrën të veshura njësoj.
Të dyja me kostum pink, që ngjanin si uniforma. I vetmi ndryshim ishte se Felaj kishte kostum me pantallona, ndërkohë që Hushi kishte kostum me fund. Ngjyra pink binte aq shumë në sy, teksa dy deputetet rrinin bashkë dhe vijonin të qeshnin për rastësinë e çuditshme!
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
