Zakonisht jemi mësuar që t’i shohim me veshje dhe aksesorë të markave më të mira dhe luksoze teksa parakalojnë në hyrje të parlamentit.

Bëhet fjalë për deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, ku së fundmi kanë dalë disa imazhe ku shfaqen shumë ndryshe. Nga fotot e postuara në rrjetet sociale, ata janë të ulura këmbëkryq në tokë, mbi sixhadet prej leshi dhe sofrën prej druri.

Ka qenë deputetja e PDIU-së Reme Lala dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, ata që kanë postuar foto në profilet e tyre në “Instagram”.

Lala shfaqet e veshur me fustan ndërsa ministrja e arsimit Lindita Nikolla, kishte veshur pantallona për të qenë sa më komode.

Ndërkohë në sofër shihen të ulur këmbëkryq edhe presidenti Ilir Meta dhe ministri Pandeli Majko.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
