2 Prill, 2026

Dëmtohet gjatë sfidës në “Ferma VIP 3”, konkurrentja përfundon në spital!


Një incident i papritur ka tronditur mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP 3”, duke ndërprerë menjëherë një nga sfidat e programit dhe duke krijuar tension mes konkurrentëve. Gjatë lojës, fermerja Malbora është dëmtuar, çka ka detyruar ndërhyrjen urgjente të stafit mjekësor.


Pas ndihmës së parë të dhënë në ambientet e fermës, ajo është transportuar drejt spitalit për trajtim më të specializuar, duke lënë pezull jo vetëm sfidën, por edhe dinamikën e garës. Ngjarja ka shqetësuar banorët, të cilët kanë ndjekur me ankth zhvillimet mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Mëngjesin e sotëm, situata është bërë edhe më e ndërlikuar pas mbërritjes së një zarfi nga Agai, i cili ka hapur debat mes fermerëve. Në mesazh bëhet me dije se Malbora ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve dhe se nuk ka ende një vendim përfundimtar mbi aftësinë e saj për t’u rikthyer në sfidat fizike.

Sipas informacionit zyrtar, gjendja e saj paraqitet e stabilizuar, por mjekët nuk kanë dhënë ende një përgjigje të prerë nëse ajo mund të përballojë vazhdimin e garës.

“Pas rastit të mbrëmshëm, Malbora është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe vijon të qëndrojë aty nën kujdesin e mjekëve. Malbora është mirë, por stafi mjekësor nuk ka dhënë ende fjalën e fundit nëse ajo do të jetë e aftë fizikisht për sfidat në fermë, të cilat janë esenciale për këtë program. Nëse mjekët sugjerojnë që Malbora nuk mund të kryejë sfida për një periudhë të caktuar kohore, a mendoni se do të ishte e drejtë kthimi i saj në garë? Agai ju fton të diskutoni mes jush”, thuhej në zarf.

Kjo situatë ka vendosur fermerët përballë një dileme të fortë, mes drejtësisë në lojë dhe gjendjes shëndetësore të konkurrentes.

 

© Panoramaplus.al