Gjatë këtyre ditëve, ajo ka ndarë shpesh foto e video hot nga pushimet që po kalon në Ibiza.

Demi Rose së fundmi vendosi të ngacmonte imagjinatën e djemve, pasi u shfaq pa sytjena, shkruan “Daily Mail”.

Në foton e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, modelja mbante veshur vetëm një xhup të shkurtër të fryrë ngjyrë rozë, të përshtatshëm për të bërë ski.

25-vjeçarja arriti që të merrte vëmendjen e të gjithëve me dekoltenë joshëse të saj.

Ajo i kishte kapur flokët dy bishtaleca të vegjël lart, teksa në kokë mbante një shirit prej gëzofi, për të plotësuar në mënyrë të përsosur veshjen e sezonit të dimrit.

Ndërkohë, bukuroshja kishte bërë një make up të lehtë sa për të theksuar tiparet e saj.
© Panoramaplus.al
