Për këngëtaren me famë botërore, Demi Lovato, ky vit nuk ka qenë aspak i thjeshtë.

Përveç pandemisë, ajo i dha fund fejesës me aktorin Max Erich në muajin shtator.
Së fundmi, këngëtarja ka rrëfyer se çfarë ka mësuar gjatë gjithë kësaj periudhe, raporton “Daily Mail”.
“Ky vit ka qenë një ulje-ngritje kaq e madhe,”- tha ajo në “Today With Hoda & Jenna” këtë javë. “Unë dua të them, sinqerisht, që në fillim të këtij viti po planifikoja rikthimin tim në muzikë.”

Demi shtoi, “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se sa mirë ndihem me veten time dhe se sa e dua atë. Vetëm këtë vit fillova të eksploroja gjërat e vogla që më sjellin gëzim në jetë.“

Pas ndarjes, Demi është shprehur se Max ka përdorur famën e saj për të qenë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë që aktori pretendon se e ka marrë vesh se janë ndarë nëpërmjet raportimit në media.

Max dhe Demi e kaluan karantinën së bashku pasi u lidhën në muajin mars dhe u fejuan në muajin korrik. Duket se marrëdhënia e tyre mori fund sa hap e mbyll sytë.

Pas ndarjes, Demi publikoi gjithashtu një baladë që reflekton ndarjen e saj me Max.


