22 Dhjetor, 2020

Demi Lovato jo vetëm që e ka harruar ish të fejuarin, por ka nisur të tregojë edhe se sa shumë po e shijon jetën si beqare


Prej disa kohësh, Demi Lovato është beqare dhe duket se po e shijon shumë këtë periudhë.

demi lovato (3)

Këngëtarja 28-vjeçare, publikoi në Instastory një mesazh të shkurtër për të gjithë ndjekësit e saj, ku tregonte cila është gjëja më e mirë e të mos qenit në një lidhje, raporton “People”.

demi lovato (2)

Pjesa më e mirë e të qenit beqare është se e di që lumturia nuk më vjen nga askush tjetër përveç vetes sime”, shkroi këngëtarja.

demi lovato (1)

Demi duket se është gati dhe për një ndryshim rrënjësor në jetën e saj, sepse të njëjtën gjë ka bërë edhe me “look”-un.

demi lovato (1)

Këngëtarja i ka prerë flokët shumë shkurt dhe është bërë bionde. Sa herë që vajzat i japin fund një lidhjeje vendosin të ndryshojnë diçka në pamjen e tyre dhe prandaj kjo duhet të ketë qenë edhe njëra nga arsyet që e shtyu këngëtaren drejt këtij veprimi.

demi lovato (2)

Në muajin korrik Lovato ishte në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të fejesës së papritur me Max Ehrich.

demi lovato (4)

Po aq papritur ata të dy i dhanë fund romancës së tyre në muajin shtator. Ishte vetë Demi që e bëri publik këtë lajm, ndërkohë që Max nuk preferoi ta pranonte në fillim, duke u shprehur se ndarjen e kishte mësuar nga mediat.

demi lovato (6)

© Panoramaplus.al