31 Mars, 2025

Deliri i Kanye West vazhdon! Reperi i penduar që ka bërë fëmijë me Kim Kardashian: Nuk kam kontrroll në jetën e tyre


Kanye West ka shkaktuar edhe një herë reagime të forta me paraqitjen e tij në një intervistë që ka dhënë për DJ Akademiks.

Menjëherë pas postimeve të tij në rrjetet sociale, në të cilat ai i kishte referuar KKK-së, nazistëve dhe Hitlerit, reperi veshi një ansambël tërësisht të zi që i referohej uniformave të Ku Klux Klan (KKK), të kompletuara me një kapuç dhe një gjerdan svastika.

Komentet e reperit për jetën e tij personale dhe familjen zgjuan interesin e fansave të tij.

Konkretisht, Kanye West deklaroi se ishte penduar që la shtatzënë Kim Kardashian, nënën e katër fëmijëve të tij. “Ky ishte faji im ,” tha ai. “Nuk doja të kisha fëmijë me këtë person, por ky nuk ishte plani i Zotit.

Reperi dhe Kim Kardashian ishin të martuar për gjashtë vjet, nga viti 2014 deri në vitin 2021, dhe kanë katër fëmijë. Ai vetë ka deklaruar se fëmijët e tij janë “të famshëm” dhe se ai nuk merr vendime për jetën e tyre.

“Pra, kjo grua e bardhë dhe kjo familje e bardhë kanë kontroll mbi këta fëmijë zezakë shumë me ndikim, të cilët janë gjysma e fëmijëve të Ye”, shtoi ai, duke iu referuar ish-gruas së tij. Së fundmi, reperi ka shkruar në Twitter se e shqetësonte fakti që një grua e bardhë kishte kontroll mbi fëmijët e tij me ngjyrë. “Unë nuk kam kontrroll për jetën e tyre,” theksoi ai.

Paraqitja e Kanye West me veshjen e frymëzuar nga Ku Klux Klan shkaktoi një sensacion për shkak të rëndësisë së saj historike. Ku Klux Klan është i njohur për mbështetjen e tij për supremacinë e bardhë dhe besimet e tij raciste dhe antisemite. Terrorizmi, dhuna dhe aktet e frikësimit kundër afrikano-amerikanëve dhe grupeve të tjera racore ishin karakteristikat kryesore të organizatës.

Rrobat e bardha dhe kapuçët e KKK-së u krijuan për të ngjallur frikë dhe për të fshehur identitetin e anëtarëve gjatë sulmeve terroriste, duke i bërë këto uniforma simbole të urrejtjes racore. Vendimi i Kanye West për të veshur një nga këto dhe për ta kombinuar me svastikën shkaktoi reagime të forta dhe bujë në rrjetet sociale.

© Panoramaplus.al