5 Mars, 2024

Del në ankand dera e famshme e filmit “Titanik”, ja çmimi marramendës që kushton ajo


Dera me të cilën shpëtoi protagonistja kryesore e filmit “Titanik”, “Rose” , pasi anija u mbyt do të dalë në ankand nga data 20 deri më 24 mars në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi minimal për të cilën do të shitet kjo derë është 40,000 dollarë.

Dera me të cilën shpëtoi protagonistja kryesore e filmit është 2.44 metra e gjatë dhe 1.04 metra e gjerë, që nënkupton se përveç Kate Winslet ose “Rose” në film, ajo mund të nxinte në të edhe Leonardo DiCaprion, megjithëse në film ndodhi e kundërta.

Kujtojmë që “Titanik” është një ndër filmat më të suksesshëm dhe më të kushtueshëm në kohën kur ai u bë, me vlerë prej rreth 200 milionë dollarë.

 

© Panoramaplus.al