Jennifer Lopez dhe Alex Roriguez deklaruan dje publikisht se fejesa e tyre kishte marrë fund, pasi e shohin veten më mirë si miq.

Një ditë pas lajmit të bujshëm, të gjithë kanë nisur të pyesin se cila ishte arsyeja e ndarjes së një ndër çifteve më të bukur të showbizz-it.

Sipas “E! News”, besimi i Jennifer është thyer që pas lajmeve se Alex e ka tradhtuar atë. Raportohet gjithashtu se kohët e fundit këngëtarja nuk ka qenë e lumtur dhe pasi ka marrë këtë vendim, Jennifer është shprehur se “ndihet në paqe”.

Dyshja i dha fund fejesës pas dy vitesh, ndërkohë që kishin katër vite që ishin lidhur bashkë.

Përflitej se arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tyre ishin dyshimet se Rodriguez e ka tradhtuar këngëtaren me Madison LeCroy, edhe pse kjo e fundit pranoi se thjesht kishte bërë një bisedë të thjeshtë dhe pa qëllim të keq me të.

“Kur besimi i saj thyhet, nuk ka më kthim pas”,- tha një burim i brendshëm.

“Ajo ndihet mirë për vendimin që mori, sepse e di që Alex do të jetë ende pjesë e jetës së saj, por në një mënyrë tjetër”,- vazhdoi ai.

Për më tepër, është raportuar se 51-vjeçarja ende e mban në gisht unazën me të cilën i propozoi ylli i bejsbollit, e cila ka kushtuar plot 1.8 milion dollarë.


