9 Gusht, 2024

Deklaroi se nuk ishte e intersuar për një romancë dashurie! Shakira kapet “mat”/ Këngëtarja shihet teksa darkon nën praninë e një mashkulli


Këngëtarja me famë botërore Shakira u pa për darkë me një burrë të panjohur në Miami javën e kaluar.

Edhe pse së fundmi këngëtarja ka deklaruar se për momentin nuk është e interesuar për romanca dashurie, duket se ky mashkull i veçantë i ka ndryshuar mendjen.

Fotot e marra nga PageSix tregojnë yllin kolumbian duke shijuar darkën me burrin ndërsa bisedon në Lido Bayside të Standard Spa.

Për momentin nuk dihet identiteti i burrit, pasi ai ishte ulur me shpinë nga kamera, por flokët e tij të thinjura dëshmojnë se ai nuk duhet të jetë i ri.

Në foto, Shakira duket se po kalon shumë mirë me të teksa buzëqesh gjatë gjithë kohës. Mirëpo, nuk dihet se çfarë marrëdhënie kanë ata.

Së fundmi këngëtarja ka deklaruar se nuk është e interesuar të takohet, pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga ndarja e saj nga partneri shumëvjeçar dhe babai i dy djemve të saj Gerard Pique.

“Unë nuk jam duke menduar për këtë,”  tha ajo për Rolling Stone. “Çfarë më duhet një burrë tani në jetën time?

 

© Panoramaplus.al