19 Prill, 2025

Deklaroi se ishte e lidhur jashtë, konkurrentes së Ferma VIP i ndodh e papritura! Letra tronditëse që mori nga partneri: Më vjen keq që ka humbur…


Njëra nga personazhet e Ferma VIP, Danela Shima, që në hyrje të formatit pati treguar se ishte në një lidhje dashurie.

Mirëpo së fundmi partneri të cilin ajo pretendonte se e kishte, e ka zhgënjyer teksa ka dërguar një mesazh i cili thotë: “Nuk kemi qenë asnjëherë të lidhur, Danela mund të afrohet me kë të dojë atje”.

Teksa moderatorja e ka pyetur nëse ka një marrëdhënie jashtë dhe ndihet e dashuruar fermerja është përgjigjur me “po” teksa është shprehur: “Po, më ka marrë malli, se u bë pak pa e parë, nuk ka ndodhur të rrimë kaq gjatë pa folur. Kemi disa muaj bashkë”.

Megjithatë pasi u lexua në studio deklarata e tij, Danela mbeti e shokuar pasi ishte e papritur për të, mirëpo ajo u shpreh se ndihej mirë që ai ja kishte komunikuar diçka të tillë në këtë moment.

Biseda në sudio:

Danela: Nga ana ime ka shumë dashuri, nëse ai nuk më do problemi i tij.

Luana: Ku e sheh që ka qëndruar problemi? Pra duke e njohur atë, mënyrën sesi sillet me ty, gjërat që i pëlqejnë, që si pëlqejnë?

Danela: Me thënë të drejtën, ka qenë ai që ka insistuar gjatë gjithë kohës që në të dalim, të takohemi, përkundrazi unë kurrë nuk e kam pasur atë qëllim q  ë të dal edhe ta njoh. Ka ardhur shumë natyrshëm çdo gjë. Unë nuk ja kam thënë të dua në fytyrë gjatë kësaj periudhe por këtu realisht e ndjeva që më mungon ai njëri.

Luana: Si e pret këtë komunikim?

Danela: Më vjen mirë, se po më jep mundësinë të bëj çfarë të dua dhe ta jetoj jetën time si të dua. Jam shumë e lumtur.

Ndër të tjera Denela shtoi se i vjen shumë keq për djalin në fjalë që ka humbur një vajzë si ajo.

Di t’i them që më vjen keq që ka humbur një vajzë si unë. Është shumë e vështirë t’i gjesh njerëzit sikur unë,” u shpreh fermerja.

 

© Panoramaplus.al