5 Shkurt, 2025

Deklaroi se do të bënte s*ks me 1000 meshkuj për 24 orë, por ish-shoqja e saj i prish planet! Ylli i OnlyFans thyen rekordin dhe fle me 1057 burra


Ylli i Only Fans, Lily Philips, ka hequr dorë nga sfida e saj për të fjetur me 1000 burra brenda 24 orëve pasi Bonnie Blue e ka kaluar këtë rekord.

23 vjeçarja më parë ishte mburrur se do të thyente rekordin për numrin më të madh të meshkujve me të cilët do të bënte seks brenda një dite.

E gjitha kjo do të zhvillohej gjatë këtij muaji, mirëpo plani i saj  u prish kur rivalja e Lily, deklaroi se kishte fjetur me 1057 burra në vetëm 12 orë, në 11 janar të 2025.

Një mik i yllit të OnlyFans bëri të ditur lajmin pasi tha se sfida për rekordin botëror nuk do të ndodh tani.

Sfida për rekordin botëror nuk do të ndodh tani. Lily është në Amerikë dhe nuk do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar deri muajin tjetër,” tha ia, shkruan DailyMail.

Nga ana tjetër, rekordi i kapur nga Bonnie, është quajtur i paverifikuar nga kritikët, gjithashtu edhe OnlyFans i ka bllokuar pamjet në llogarinë e saj.

Për ata që nuk e besuan, Bonnie u shpreh në një video të publikuar në YouTube se kjo është e vërtetë dhe se familja e saj është shumë krenare për atë që ajo bën.

Të flija me 1000 meshkuj, ishte një numër për të cilin jam shumë krenare që e kam arritur. Do të mendoni se po bëj shaka por familja ime është shumë krenarë për atë që po bëj,” u shpreh ajo.

© Panoramaplus.al