27 Qershor, 2018

Dedikimi prekës i këngëtares shqiptare, falënderon bashkëshortin e ndjerë për…


Këngëtarja e njohur Valbona Mema ka përlotur ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, me një postim që ka bërë ditën e sotme me rastin e ditëlindjes.

Mema prej vitesh ka humbur bashkëshortin, me të cilin ka dy fëmijë. Pavarësisht kësaj, ajo gjithmonë e gjen rastin që ta kujtojë e të shkruajë për të.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe sot teksa feston ditëlindjen e saj. Valbona ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka treguar historinë e jetës së saj. Në këtë rrëfim ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe bashkëshortin e ndjerë, të cilin e ka falënderuar që i ka dhënë emrin nënë.

“Sot data 27 qershor. Lindi fëmija i fundit i familjes Mema. Ajo kur lindi nuk qau por këndoi. Një fëmijëri jo si të gjithë të tjerët sepse prindërit e kësaj vajzës nuk ja plotësonin dot dëshirat sepse ishin shumë fëmijë, e nuk mundeshin. Më pas kjo vajzë po rritej, e bashkë me të rritej edhe ëndrra e saj që një ditë të ishte një këngëtare sepse ajo flinte me këtë ëndërr. Më pas ajo vajzë njihet me një djalë sepse edhe djali ishte rritur me muzikën dhe u dashurua me këtë vajzën, u martuan, lindën dy fëmijë. Por një ditë ai djali u sëmur dhe iku për të mos u kthyer më fizikisht, por përjetësisht jeton në zemrën e kësaj vajze. Ajo vajza quhet Valbona Mema dhe sot unë kam ditëlindjen time. Faleminderit nëna ime që më solle në jetë. Faleminderit Sokol që më dhe emrin nënë. Faleminderit”,  ka shkruar Valbona.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al