4 Qershor, 2025

Dedikimi i veçantë i Meghan Markle për ditëlindjen e vajzës së saj: Qëkur erdhe në jetë, çdo ditë ka qenë më e ndritshme


Meghan Markle e ka shprehur publikisht dashurinë e saj për vajzën e saj, Lilibet , me një postim në rrjetet sociale, me rastin e ditëlindjes së vogëlushes.

Dukesha e Sussex, me rastin e ditëlindjes së 4-t të fëmijës së saj, theksoi se sa e ndritshme dhe e bukur ka qenë jeta e saj me Princin Harry që kur ajo erdhi në jetën e tyre, ndërsa falënderoi njerëzit për urimet e tyre në ditën e veçantë. Në të njëjtën kohë, Markle postoi një foto të saj duke mbajtur vajzën e saj në krahë, si dhe një tjetër pamje nga lindja e saj.

“Gëzuar ditëlindjen vajzës sonë të bukur. Katër vjet më parë ajo erdhi në jetën tonë, dhe çdo ditë që atëherë ajo ka qenë më e ndritshme dhe më e bukur. Faleminderit të gjithëve që dërguan dashurinë e tyre dhe festuan ditën e saj të veçantë,” shprehet Megan.

 

© Panoramaplus.al