6 Mars, 2018

Dedikimi i ndjerë i Kastro Zizos për njeriun e zemrës: Tani kur s’je më, më fal…


Nëna e këngëtarit Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo, ka bërë dy vite që ka ndërruar jetë. Mungesa e saj është aq e madhe sa Zizo nuk e fsheh dot.

Përmes një postimi prekës në rrjetin social “Instagram”, ai ka kujtuar të ëmën, e cila sot do të duhej të festonte 60-vjetorin  e lindjes.

Dhe me këtë rast, Kastro i ka dedikuar një shkrim prekës dhe mjaft të ndjerë.

Postimi i plotë:

Nuk mundesha të shkruaja dy fjalë për ty nënë. Kujtimi, pendimi, dhimbja e madhe që kam nga mungesa jote më bën të ndihem i huaj dhe i vogël ndaj kësaj që e quajmë jetë. Dje do ishe 60 vjeç, dhe ti kurrë si “kape”!  Ndoshta nga mirësia dhe pastërtia e madhe që kishe në shpirt, ndoshta nga pakujdesia që kishe ndaj meje, motrës, babit dhe gjithë nipit e mbesavetua ti ike shpejt se shpejt të kërkonin aty ku je. Me lot në sy të kujtoj çdo ditë dhe ky djali i “fortë” lengon si të ishte fëmijë mungesën tënde. Mbase sdo të bëhem ai që doje, por në çdo sekondë do të mbaj në shpirt. Më mungon shumë mam. Dhe dy fjalë ti thash. Tani, kur sje më! Më fal.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al