“Big Brother VIP” ka mbaruar por zënkat, debatet, hatërmbetjet jo. Edhe “Post Big Brother VIP” është shoqëruar me situate të nxehta, madje ekstreme.

Në studio ka patur debate mes Fifit dhe Arjolës, Einxhelit, Semit e Arditit. Pas kësaj thuhet se Fifi ka vendosur të lërë spektalkin e të largohet menjëherë, ndonëse Arbana është shprehur pas publicitetit se këngëtarja u largua pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, raporton “iconstyle”.
Por nuk ka mbaruar me kaq, pasi gjithashtu thuhet se një debat tjetër ka nisur mes Antonelës dhe Big Mamës, ku kjo e fundit është larguar nga spektakli.
Kjo është hera e dytë që Antonela e bën Big Mamën të largohet nga “Big Brother VIP”. Ato debatuan edhe kur ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe debate mes tyre denigroi në ofendime të rëndë. Pas kësaj, këngëtarja vendosi të largohej menjëherë nga “Big Brother VIP”.
Ndërkohë kujtojmë se Beatrix dhe Donald nuk kanë qenë pjesë e “Post Big Brother VIP”.
© Panoramaplus.al
