28 Shkurt, 2022

Debat i ashpër në “Për’puthen”, Rrushja i kthehet keq Erionit: Më ke degjeneruar


Ditën e sotme Erioni dhe Rrushja kanë debatuar me tone shumë të ashpëra.

Rrushja e akuzon Erionin për lojë dhe sipas saj, ai e ka vendosur atë në një stres aq të madh sa ajo ka dalë nga vetja. Nga ana tjetër Erjoni i mohoi ‘akuzat’ e saj duke thënë se nuk i ka thënë asnjëherë asnjë fjalë të keqe.

Kujtojmë se Rrushja dhe Erioni njihen prej vitesh. Rreth 6 vite më parë, ata kanë dalë bashkë por kanë treguar se e kanë ndërprerë papritur njohjen mes tyre. Kohët e fundit dyshja nisën takimet e tyre edhe në Për’puthen por duket se pavdenosmëria e Erionit i ka përçarë sërish.

Para pakë ditësh Rrushja dhe Mikela kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën. Ishte Rrushja që e cilësoi Mikelën false dhe u deklarua për t’i rënë në sy Erionit se po bën diçka më shumë për të.

Debati i plotë

Rrushja: Ti je ai që po e bën për publik. Edhe më ke futur në lojën tënde super të keqe, saqë nuk e kam menduar që Erjoni është kështu. Edhe në fillim të kam thënë Erioni ka ndryshuar si në mentalitet, si fizikisht. Edhe ti më ke degjeneruar.

Erioni: Unë të kam degjeneruar?!

Rrushja: Po më ke degjeneruar. Më ke vendosur në një stres shumë të madh aq sa kam ndal jashtë vetvetes. Saqë me u zura edhe me Mikelën. Unë e kam prekur, unë jam shumë feministë.

Erioni: E kemi parë.

Rrushja: Ti je fajtori. Ti je fajtori që më ke çuar deri në këtë pikë Erion Kukaj!

Erioni: Deri në çfarë pikë të kam çuar unë ty?

Rrushja: Si deri në çfarë pike? Seriozisht e ke?

Erioni: Kur ta kam thënë ndonjëherë ndonjë fjalë të keqe unë ty? Më thuaj?

Rrushja: Përderisa ti nuk je duke u deklarur dhe pëlqimin më të madh ke Mikelën, por drejtohesh edhe ndaj Rrushes që ke fokus, çfarë është kjo? Kjo është një lojë e jotja?

 

© Panoramaplus.al