Dj i njohur David Guetta dhe partnerja e tij Jessica Ledon së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Lajmin e ëmbël e kanë bërë të ditur vetë çifti, teksa morën pjesë në “Latin Grammy Awards”.
56-vjeçari kaloi në tapetin e kuq me të dashurën, ai i buzëqeshi kamerës ndërsa e dashura e tij vendosi duart barkun e rrumbullakët duke treguar se është në pritje të ëmbël.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(499x137:501x139):format(webp)/David-Guetta-Jessica-Ledon-111723-1-a1a03ac1c97d4447961d81819374b91a.jpg)
David dhe Jessica nisën të takoheshin në vitin 2015, megjithëse marrëdhënia e tyre ka pasur disa ulje-ngritje.
Disa kohë më parë, në rrjet qarkulluan lajme se dyshja i dhanë fund marrëdhënies dhe burime të shumta e konfirmuan zërat, por mesa duket tashmë çdo gjë është në rregull mes çiftit.

Guetta është baba i dy fëmijëve nga ish-bashkëshortja e tij, Cathy Lobé, djalit 19-vjeçar, Tim Elvis dhe vajzës Angie, 16-vjeç.
© Panoramaplus.al
