4 Korrik, 2024

David dhe Victoria Beckham kthehen pas në kohë/ Shfaqen 25 vite më vonë me rrobat e dasmës


Çifti i njohur, David dhe Victoria Beckham festojnë përvjetorin e martesës së tyre në mënyrën më të veçantë. Ata kanë gjetur veshjet ngjyrë vjollce që kishin veshur 25 vjet më parë në dasmën e tyre.Dyshja, të cilët postojnë çdo ditë në rrjetet sociale, u ulën në frone të artë dhe pozuan duke buzëqeshur për të ndarë foton në Instagram. “Shiko çfarë gjetëm” shkruajnë ata në mbishkrimin e postimit që kanë bërë nga profilet e tyre.
Dizajnerja e modës dhe ish-futbollisti u martuan në Kështjellën Luttrellstoën në Irlandë në vitin 1999 në një ceremoni luksoze pasi kishin lindur edhe djalin e tyre, Brooklyn. Dasma e tyre u komentua për zgjedhjet e pasura stilistike, duke përfshirë edhe zgjedhjen e vjollcës për veshjet që mbanin gjatë pritjes. Victoria Beckham u shndërrua në një zonjë me fustan vjollcë mahnitës, të dizajnuar për një pamje sa më të bukur. David Beckham u shfaq me kostumin njëjt me ngjyrën e fustanit të Viktorias.

© Panoramaplus.al