Ish-kapiteni i Anglisë dhe ikona e futbollit, Sir David Beckham, është fotografuar duke u rikuperuar në një shtrat spitali pas një dëmtimi të paidentifikuar, që ka ngjallur kuriozitet dhe shqetësim mes fansave në rrjetet sociale.

Fotografitë u publikuan nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, e cila ndau dy imazhe në Instagram. Në njërin prej tyre, Beckham shihet i buzëqeshur, me dorën e djathtë të fashuar në një mbështetëse blu, ndërsa në tjetrin shihet këmbë e tij që del nga poshtë çarçafit, me një byzylyk që mban mbishkrimin “shërohu shpejt” dhe zbukurime në formë zemrash.

Pavarësisht mungesës së informacionit zyrtar për natyrën e dëmtimit, gjendja e mirë shpirtërore e Beckham në foto dhe buzëqeshja e tij sugjerojnë se bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë, ndonëse dyshohet se ka thyer krahun.
Victoria nuk dha detaje mbi shkakun e lëndimit, duke i lënë ndjekësit të spekulojnë për natyrën e incidentit. Fansat kanë reaguar me urime për shërim të shpejtë dhe komente mbështetëse për çiftin Beckham.
Ky incident ndodh pak javë pas ditëlindjes së 50-të të Sir David Beckham, i cili vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura në Britani dhe jashtë saj, jo vetëm për kontributin në sport, por edhe për rolin e tij publik si ikonë stili dhe filantrop.
© Panoramaplus.al
