19 Qershor, 2019

Dasmë luksoze në Venecia, futbollisti i njohur këndon së bashku me… Albanon


Futbollisti i Arsenalit, Henrik Mikhitarian, është martuar në Venecia me Beti Vardanian, e bija e një njeriu të njohur armen, me të cilën është njohur para 11 vitesh.

Mes shumë të ftuarve ra në sy prania e këngëtarit të famshëm italian, Albano Karisi, një idhull edhe për shqiptarët dhe anembanë Europës, i dashur edhe në Armeni.

Ndaj, Mikhitarian e kishte ftuar për të kënduar, duke iu bashkuar edhe në një moment vetë këngëtarit me të cilin këndoi për pak sekonda.

© Panoramaplus.al