19 Maj, 2018

Dasma mbretërore/ Princ Harry dhe Meghan Markle i thanë “Po” njëri-tjetrit (FOTO)


Princ Harry dhe Meghan Markle i dhanë fund beqarisë, ata sapo i thanë “Po” njëri-tjetrit në ceremoninë e mbajtur në kishë.

(13:10) Nisi ceremonia e dasmës së Princit Harry dhe Meghan në kishë, fustani mahnitës i nuses (FOTO)

Meghan Markle ka mbërritur në kishë në ceremoninë martesore me princin Harry, duke u shfaqur e mrekullueshme nën fustanin e bardhë.

 

(12:41) Pamjet e para të Meghan Markle nuse (FOTO)

Pamjet e para të nuses së vitit, Meghan Markle, kanë mbërritur teksa ka dalë nga Cliveden House Hotel duke shkuar në Windsor Castle.

 

Nga makina mund të shihet se Markle, e cila do të vendosë kurorë me princin Harry, është me vello, por detajet e fustanit nuk duken ende.

(11:50) SoDita e madhe erdhi! Të ftuarit në dasmën mbretërore mbërritën në Windsor (FOTO)

Sot është dita e Princ Harry-t dhe Meghan Markle, të cilët do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Princi dhe Meghan do të bëhen Duka dhe Dukesha e Sussex-it, titull i cili nuk është dhënë më shumë se 150 vite.

Ndërkohë ceremonia, ku nipi i Mbretëreshës, i gjashti në linjën e fronit, do të betohet për dashuri dhe nderim të ish-aktores, do të ndiqet nga miliona njerëz në të gjithë botën.

Por, mijëra të tjerë kanë preferuar që të jenë pranë kësaj ceremonie dhe kanë shkuar në Berkshire që në orët e para të mëngjesit. Disa të tjerë kanë ngritur tendat që mbrëmjen e kaluar aty, duke fjetur në të ftohtë vetëm e vetëm për të qenë dëshmitarë të këtij evenimenti.

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se 600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor.

Disa nga emrat e famshëm botëror kanë mbërritur në Windsor Castle, para dasmës mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle.

Njerëz të famshëm nga Britania, bashkëpunëtorë të Meghan nga Hollivudi, dhe çifte e miq të famshëm. Ndër të parët që janë fiksuar në aparat janë Oprah Winfrey, George Clooney me bashkëshorten Amal, David dhe Victoria Beckham, James Blunt, Idris Elba me të dashurën Sabrina Dhowre e shumë të tjerë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al