29 Shtator, 2025

Dasma madhështore e Selena Gomez dhe , këngëtari i bën dedikimin emocionues partneres: U martova me një princeshë të vërtetë të Disney-t


Një dasmë magjike dhe plot emocion u zhvillua këtë fundjavë mes këngëtares së njohur Selena Gomez dhe producentit muzikor Benny Blanco, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private në Montecito, Kaliforni.

Të rrethuar nga miq të ngushtë dhe figura të njohura të botës së artit, çifti organizoi një festë intime dhe elegante. Ndër të ftuarit e veçantë ishin emra të njohur si Steve Martin, Paul Rudd, Martin Short, SZA, Ed Sheeran, Mark Ronson, Phineas, Camila Cabello, Cara Delevingne, Paris Hilton, Zoe Saldana dhe shumë të tjerë.

Dy nga momentet më të paharrueshme të mbrëmjes ishin fjalimet emocionale të Taylor Swift dhe Ed Sheeran, të cilët përshëndetën çiftin me fjalë prekëse e plot dashuri. Sipas një burimi të afërt për revistën People, “Të gjithë ishin të emocionuar dhe të përfshirë nga atmosfera e gëzueshme. Taylor dhe Ed shtuan ndjeshëm emocionalitetin e natës me fjalimet e tyre të sinqerta.”

Taylor Swift, mikeshë e ngushtë e Selena Gomez prej vitesh, kishte shprehur që në dhjetor të vitit 2024 dëshirën për të qenë “vajza e luleve” në dasmë – një rol tradicionalisht i rezervuar për fëmijët. Megjithatë, asaj iu besua një detyrë edhe më e rëndësishme: të mbante një fjalim në pritjen martesore. Sheeran, një tjetër mik i afërt i çiftit, ndau kujtime personale dhe urime të ngrohta gjatë fjalës së tij.

Në rrjetet sociale, Benny Blanco ndau disa nga momentet intime të ditës së tyre të madhe, përfshirë foto ku çifti shfaqet i përqafuar në shtrat dhe në një tjetër, Selena e veshur me fustanin e saj të nusërisë, ulur në divan. “U martova me një princeshë të vërtetë të Disney-t,” shkroi Blanco në përshkrimin e postimit.

Ceremonia u përmbyll me një festë deri në orët e vona, ku të ftuarit shijuan muzikë, vallëzim dhe një atmosferë të mbushur me dashuri dhe buzëqeshje. Sipas burimeve, çifti “nuk pushoi së buzëqeshuri gjithë natën”., shkruan Protothema.gr.

© Panoramaplus.al